Greqia kredi te rusët, sugjerimi vjen nga Ministri i Financave gjermane
“Greqia nuk mund të nënshkruajë thjesht një marrëveshje ekzistuese, e cila nuk zgjidh problemet ekonomike”.Kështu ka deklaruar Minisitri i Financave greke, Janis Varufakis, pas takimit me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fjalimin e mbajtur në Institutin Brookings në Uashington, Varufakis deklaron:"Ne nuk mund të firmosim objektiva për të cilat e dimë që ekonomia jonë nuk mund të pajtohet dhe partnerët tanë nuk duhet të na imponojnë politika të tilla. Ne do të arrijmë një kompromis dhe ky është përshpejtimi i marrëveshjes finale, por, kompromis pa u kompromentuar,” tha ai.Ndërkaq, teksa Greqisë thuajse i ka mbaruar likuiditeti dhe FMN po mban të ngrirë fondin e shpëtimit deri në arritjen e marrëveshjes, Minstri i Financave gjermane, Volfgang Shojbël, deklaron se Greqia duhet të luftojë të gjejë kreditorë përtej Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian.Madje ai sugjeroi Moskën dhe Kinën, por tha se e shikon të vështirë këtë mundësi. Shojbëll tha se europianët kanë dhënë tashmë miratimin e tyre dhe se mund të ndihmojnë Greqinë me para deri në 2020, por ai tha se Athina do ta ketë të vështirë të gjejë dikë që mund t’i sigurojë 200 miliardë euro.