Itali, skafistët myslimanë hedhin në det emigrantët e krishterë
I hedhin në mes të detit për arsye të ndryshme. Ngjarje jo e padëgjuar edhe në Shqipërinë e para disa viteve, por që ka ndodhur me emigrantët afrikanë të cilët kërkojnë portat e perëndimit nëpëmjet mesdheut.Policia italiane ka arrestuar 15 persona, pasi dyshohen se kanë hedhur shumë të krishterë në mes të detit Mesdhe teksa kriza në jug të Italisë sa vjen dhe po thellohet.Policia e Palermos tha se të arrestuarit janë nga Bregu i Fildishtë, Mali dhe Senegali.Prangosja erdhi pasi të mbijetuarit rrëfyen për autoritetet italiane se skafistët kishin hedhur në det 12 vetë nga Nigeria dhe Gana dhe kishin kërcënuar të tjerë.15 të arrestuarit akuzohen për vrasje masive e motivuar nga urrejtja fetare.Policia italiane tha se mbytja e 12 personave kishte ardhur pas një debati fetar në barkë.Ndërkaq kaosi në ujërat e Mesdheut shtohet çdo ditë, ku mijëra emigrantë zbarkojnë cdo ditë në brigjet siçiliane.Vetëm gjatë këtij viti, ose më saktë në rreth 4 muaj në Itali kanë zbarkuar 20.000 emigrantë , kryesisht të ardhur nga Afrika dhe vendet e konfliktit.Autoritet jugore në Itali thonë se numri i vdekjeve gjatë udhëtimit është 9-fishuar krahasuar me vitin e kaluar.