Topi me Ramën apo vetëm në zgjedhje, FRD vendos sot

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, nga Gjirokastra ka pohuar se sot është momenti final i  pozicionimit të kësaj force politike.Topi u shpreh se FRD është parti e qendrës së djathtë por edhe nëse futen në koalicion me të majtët, kjo bëhet për realizimin e synimeve të partisë.Bamir Topi: FRD nëse futet në koalicion futet jo në koalicionin e majtë, sepse ne jemi parti e qendrës së djathtë, por futemi, nëse do të futemi, për të realizuar disa gjëra që janë të rëndësishme për të gjithë dhe besoj janë në thelbin e programit të të gjitha partive politike”. Kreu i FRD-së u shpreh se zgjedhjet administrative të 21 qershorit  nuk duhet të politizohen duke mos e parë si diçka jo të natyrshme bashkëpunimin e një partie të qendrës së djathtë me një tjetër parti të qendrës së majtë.Bamir Topi: “Janë zgjedhje qe nuk duhet të politizohen kurrsesi dhe të marrin karakter me të ngjashëm me atë të zgjedhjeve politike. Besoj që është moment që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se cilët janë menaxherët më të mirë të qyteteve dhe të halleve të tyre. Qytetet kanë nevojë të dalin nga kriza ku e kanë futur partitë politike”Kreu ri FRD-së ishte në Gjirokastër në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie për qytetin e gurtë. Ndërsa të  premten pritet pozicionimi final të Frymës së Re Demokratike  në zgjedhjet e 21 qershorit.