Zgjedhjet, Ndoka afrohet me PS, Kaçaj kandidon në Lezhë nën siglën PDK

Demokristianët duket se nuk kanë më asnjë alternativë tjetër vetëm se të dalin në zgjedhje pa aleatin e tyre Partinë Demokratike. Nard Ndoka akuzoi lidershipin e PD se nuk është serioze me aleatët ndërsa kreu i komunës Shëngjin pas një takimi me kryetarin demokrat tha se ai do garojë për bashkinë Lezhë në siglën e PDK.Lezhe- Edhe me tentativën e fundit për kandidatin e folur për Lezhën Salvator Kacaj, Demokristianët, nuk e kanë gjetur derën të hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike, për zgjedhjet e 21 qershorit.Kryetari  aktual i Komunës së Shengjinit  edhe pse ka qëndruar rreth 1 orë  në zyrën e kryeopozitarit Lulzim Basha,  nuk ka mundur të spostoi Fran Frrokun e zgjedhur  për Bashkinë Lezhë. Prej selise blu ka dale me mendjen e qartë për të kandiduar vetem,  nën siglën e Partisë Demokristiane.Salvador Kaçaj: "Dimensioni i mendimeve është krejtësisht i kundërt. Kjo ka lidhje dhe me PDK ku 74 mijë votat e PDK-së nuk janë pyetur. Pasi të bëjmë me një konsultë me zotin Ndoka dhe strukturat po shikojmë të dalim vetëm dhe po përgatitemi të fitoj Lezhën siç kam fituar Shëngjinin 4 vjet më parë."Por, situata bëhet dhe me e paqartë ku vetë Kryetari i Demokristianëve  Nard Ndoka, e cilëson mison të pamundur një marrveshje me të djathtën, duke lajmëruar  rikthim tek partneriteti me Edi Ramen.Nard Ndoka: "Është një zgjidhje e domosdoshme e sforcuar në realitetin ku ndodhemi por jo e pamundur  për faktin se nuk shoh ndonjë pengesë reale. E kemi prekur këtë bashkëpunim, dhe bashkëpunim për zgjedhjet lokale me PS-në  ka qenë shumë dobiprurësShkak per ndarjen mes Partisë Demorkatike   demokristiane , është bërë mos arritja e nje marrëveshjeje për zonat zgjedhore kryesisht për disa bashki veriore.ndoka[caption id="attachment_495538" align="alignnone" width="640"]Në foto: Salvador Kaçaj me Edi Palokën Në foto: Salvador Kaçaj me Edi Palokën[/caption]/Oranews.tv/