Shqiptarët hynë ilegalisht në Serbi, xhandarmëria serbe hap zjarr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2015, 11:09
Xhandarmëria serbe ka qëlluar në ajër për të detyruar një grup shqiptarët të cilët ditën e djeshme kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Serbisë në afërsi të Merdarës, shkruan sot portali serb "Blic".Qëllimi ishte prerja ilegale të druve. "Blic" thotë se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët hyjnë ilegalisht në territorin e Serbisë dhe kujton rastin e vrasjes së një pjesëtari të xhandarmërisë serbe që ka ndodhur gjatë një përleshjeje në afërsi të vendkalimit kufitar Merdare, në veri të Kosovës./Oranews.tv/