S'deklaruan pasurine 81 zyrtarë, mes tyre 1 ministre, deputetë, ambasadorë
Plot 81 zyrtarë të lartë të shtetit, mes tyre ministra dhe deputetë, janë gjobitur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nga 100 mijë lekë për mosdeklarim të pasurisë brenda afateve të përcaktuara nga ligji.Në listë është edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila reagoi menjëherë pas publikimit të emrave duke u shprehur se ka dorëzuar përmes postës deklarimin e pasurisë.Por ILDKPI sqaron se Kumbaro ka paraqitur një formular të vjetër dhe deklarata është e pavlefshme.Ndërkohë mes 81 emrave që nuk kanë zbatuar ligjin janë edhe tre deputetët e parlamentit: Deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi, deputeti demokrat Mhill Fufi dhe deputeti tjetër socialist Artur Bushi.Po ashtu në mesin e zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë janë edhe 5 ambasadorë:Pëllumb Qazimi-Ambasador-Kroaci-Slloveni-Ministria e Punëve të Jashtme,Ferit Hoxha-Ambasador-Misioni OKB/New Jork -Ministria e Punëve të Jashtme,Mal Berisha-Ambasador ne Ambasaden e RSH ne Londer-Ministria e Punëve të Jashtme,Ridi Kurtezi-Ambasador ne Madrid-Ministria e Punëve të JashtmeDritan Tola-Ambasador në Francë-Ministria e Punëve të JashtmeGjithashtu në listë është dhe një prefekt, gjyqtarë, doganierë dhe një numër i konsiderueshëm krerë komunash.Në reagimin e saj ministria e Kulturës informon se në zbatim të nenit 7 të ligjit 9043 datë 10.04.2003 i ndryshuar,ministrja "ka kryer detyrimin e saj ligjor duke paraqitur në datën 27.3.2015 prot. 1575 deklaratën e pasurisë. Kjo deklaratë është paraqitur në zarf të mbyllur përpara datës 31 mars 2015."Madje vë në dispozicion dhe shkresën përcjellëse me numër protokolli 1576 i datës 27.03.201515 prill afati i fundit ILDKPI informon se 15 prilli ka qenë afati i fundit ligjor për të dorëzuar deklaratën periodike/ vjetore të interesave private për të gjithë subjektet mbartës të detyrimit për deklarim pranë ILDKPKI-së, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar.Por mesaduket këto 81 zyrtarë nuk i janë përgjigjur thirrjes."ILDKPKI-ja, u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mos deklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private passjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. " thuhet në njoftimin për shtyp.
