Chris Brown shpërndan foton e parë me vajzën e tij Royalty: "Zoti më ka bekuar me binjaken time”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2015, 08:20
Kjo tregon që Chris Brown është një baba. Pas pak muajsh pasi u “godit” nga lajmi bombastik se mund të jetë babai i vajzës 9 muajshe Royalty, këngëtari më në fund ka thyer heshtjen lidhur me këtë çështje, me dy fotografi të adhurueshme.Chris Broën ka hedhur në Instagram një foto të çmuar me vajzën e cila duket e qeshur dhe të dy janë veshur me të kuqe.“Zoti më ka bekuar me binjaken time,Royalty” ka shkruar Chris pasi duket se ata kanë një ngjashmëri të madhe mes tyre. Gjithashtu ka postuar dhe një foto tjetër ku duket vetëm Royalty me fytyrën e saj të mrekullueshme dhe flokët kaçurrela që i kanë rënë mbi fytyrë.