Madonna falenderon Rita Orën për mbështetjen, pas puthjes “diskriminuese” me Drake

Madonna ka falenderuar kolegen e saj, yllin e muzikës Pop Rita Ora, për mbështetjen që kjo e fundit i ka dhënë pas puthjes në skenë me reperin Drake i cili u shfaq i revoltuar.Pas reagimeve dhe kritikave të shumta që mori ikona e muzikës, Madonna gjen momentin për të falenderuar Rita Orën, fjalët e të cilës i kanë bërë shumë përshtypje duke shtuar më pas dhe komentin e saj .“Faleminderit Rita! Faleminderit që ju e dini se unë po luftoj që ju të mos përballeni me këtë lloji diskriminimi”- ka shkruar Madonna.56-vjeçarja u bë objekt kritikash dhe diskutimesh pas puthjes pasionante me reperin kanadez të dielën gjatë festivalit Coachella.15 263