“Anticipation”, Rita Ora pjesë e spotit të Galaxy S6 e Galaxy S6 Edge

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, është bërë pjesë e një spoti që Samsung ka realizuar për smartphonet e tij Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, e cila po shfaqet në të gjithë botën.Spoti prej 60 sekonda, i quajtur Anticipation është krijuar nga agjencia e reklamave 72 and Sunny, dhe mban frazën “E ardhmja është tani”.Si audio është përdorur kënga “I’m Alive,” regjistruar fillimisht nga Tommy James dhe Shondells në vitin 1960.