Nëna e Beyonce e lumtur si kurrë më parë, martohet në moshën 61 vjeçare me aktorin Richard Lawson
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2015, 12:29
Tina Knowles, 61 vjeç dhe protagonisti i “Poltergeist”, aktori 68-vjeçar Richard Lawson, kanë kurorëzuar martesën këtë fundjavë në një jaht elegant në Kaliforni, raporton TMZ.Të gjithë të pranishmëve në dasmë, përfshirë edhe Beyonce me Jay Z dhe vajzën, si dhe Solange Knowles, u ishte kërkuar të visheshin me të bardha në këtë ceremoni.Tina është ndarë me bashkëshortin e saj, Mathew Knowles, babai i Beyonce dhe Solange, qysh në vitin 2011 dhe ka rigjetur dashurinë me Lawson, madje duke deklaruar se ndihet e lumtur si kurrë më parë.

