Madonna puth në buzë këngëtarin Drake, ai e fshin “i neveritur” (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2015, 14:56
Madona edhe pse 56-vjeçare habit publikun sa herë ka koncerte. Këtë të dielë në festivalin Coachella, këngëtarja e famshme ka surprizuar dhe habitur jo vetëm publikun, por edhe këngëtarin Drake i cili ishte duke performuar një këngë me titullin “Madonna”Ylli i muzikës Pop është ngjitur në skenë, dhe duke i shkuar nga pas këngëtarit kanadez është përkulur duke e puthur atë.Ajo i ka dhuruar një puthje të zjarrtë në buzë në shenjë falenderimi, por kjo puthje nuk i ka pëlqyer asapk atij, madje ai ka hequr me forcë Madonnën dhe me një fytyrë të neveritshme ka fshirë buzët.
