Jeruzalem, hapet muzeu "Fëmijët e Holokaustit, yjet pa parajsë"

Hapet në Jeruzalem Muzeumi kushtuar vrasjes së 1.5 milionë personave nga nazistët. Ekspozita e çelur në këtë muzeum mban titullin "Fëmijët e Holokaustit, yjet  pa parajsë"Në prag të ditës së Holokaustit, në Jeruzalem është hapur muzeumi kushtuar vrasjes së 1.5 milionë fëmijëve nga nazistët, të cilët ishin në mesin e 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. E titulluar Fëmijët e Holokaustit, yjet pa parajsë,  ekspozita tregon histori personale të fëmijëve, përmes temave të fëmijërisë, miqësisë dhe familjes.Vizitorët ecin përmes ekspozitës që fillon  të ilustrojë  botën e fëmijëve para Holokaustit dhe gjatë kohës së luftës."Fëmijët janë pjesa më e pambrojtur e shoqërisë. Nga njëra anë ata janë naiv, të pambrojtur, dhe kanë nevojë për të rriturit. Por nga ana tjetër ata simbolizojnë shpresën dhe të ardhmen. Ata fëmijë janë vrarë dhe ne pyesim veten a ndikoi vrasja e tyre në shkatërrimin e shpresës dhe të ardhmes? Dhe përgjigja është jo, deklaroi drejtori i muzeut Avner Shalev.Shumë fëmijë ishin të detyruar të mbanin familjet gjatë holokaustit pas vrasjes së prindërve, por përkundër realitetit të zymtë ata jetonin, arrinin të loznin dhe të zbaviteshin, shkruanin dhe pikturonin, dekalroi kuratori i ekspozitës Yehudit Inbar.Izraeli do të mabje dy minuta heshtje të enjten, gjithcka do të qëndrojë e paralizuar në orët e pasdites, në nder të viktimave të Holokaustit. Gjatë kësaj kohe sirenat do të dëgjohen në shtetin hebre për të përkujtuar viktimat e nazitëve gjatë luftës së dytë botërore.