Rihanna duke pirë drogë ?

Një video e re e Rihanës në festivalin muzikor “Coachella” tregon yllin e muzikës duke përgatitur një substancë dyshuese dhe duke mbajtur hundën e saj.Klipi,që u postua në Instagram dhe u fshi shpejt, tregon këngëtaren 27-vjeçare të ulur në një tavolinë duke mbajtur në dorë atë që duket si një tub i hollë i bardhë ndërkohë që mikeshat po kërcejnë rreth e rrotull saj.Pasi kamera bllokohet nga shoqet e saj, më pas Rihanna tregohet duke mbajtur hundën me dorë për disa sekonda.Pasi video u hoq menjëherë nga Instagram, Rihanna më vonë shpërndau një video të ngjashme në faqen e saj personale, ku tregohet një klip i shkurtër i saj duke mbajtur tubin e bardhë në dorë.Këngëtarja u përgjigj shumë shpejt duke insistuar se ishte thjesht një pips ndërkohë që tymoste një cigare.