Gisele Bundchen së shpejti tërhiqet nga pasarela: Trupi im më kërkoi të ndaloja
Supermodelja Gisele Bundchen ka njoftuar tërheqjen e saj nga pasarela, në një intervistë të dhënë të shtunën për një gazetë braziliane . 34-vjeçarja ka thënë zyrtarisht se do ta kthejë vëmendjen në detyra të tjera.“Unë nuk kam se si të vazhdoj modelingun në pasarele…dhe largimi do të më lërë hapësirë për të tjera projekte që kam për veten time”, tha Bunchen në një intervistë për gazetën Folha de Sao Paolo.“Automatikisht trupi im më tregon se çfarë është e vlefshme të bëj, dhe ai më kërkoi që të ndaloja. Unë e respektoj trupin tim, është një privilegj të jesh në gjendje për të ndaluar”-tha supermodelja.Bundchen do të jetë në Brazil për javën e modës në Sao Paolo, ku ajo do të flasë për herë të fundit. Disa raporte kanë spekuluar se ajo do të përfundojë karrierën e saj në pasarelë për të kaluar tek “Colcci “në 15 prill.Që në daljen e saj në javën e modës në New York në 1996, Bundched u bë njëra nga modelet më të kërkuara dhe më të paguara në biznes. Ajo gjithashtu pati nënshkruar edhe një marrëveshje 25 000.000 $ me Victoria Secret në vitin 2000.
