Koreja feston 103 vjetorin e lindjes së babait të kombit
Ceremoni dhe aktivitete të shumta po zhvillohen në Korenë e Veriut, për të festuar 103 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung.Koreja e Veriut ka festuar 103 vjetorin e lindjes së kim Il Sung, themelues i Koresë, ose i njohur ndryshe si baba i kombit.Në të gjithë vendin janë organizuar ceremoni dhe aktivete të ndryshme, në atë që vendasit e quajnë dita e diellit. Për Penianin është ngjarja e vitit, ajo më e rëndësihmja, e cila festohet me kërcime kolektive në rrugë, shfaqje të ndryshme dhe ceremoni ushtarake.Kim Il Sung udhëhoqi vendin nga themelimi i tij në 1948 deri sa vdiq në vitin 1994 . Posti u pasua nga djali i tij Kim Jong Il dhe më pas nga djali i këtij të fundit Kim Jon Un.Por festimet kanë ditë që kanë nisur, ku në Penian dy ditë më parë u mbajt edhe festivali i 17 i luleve, i pagëzuar me emrin Kimilsungia, pra bazuar në emrin e thelemulesit të vendit.