E urreni gatimin? Ja robot-shefi që do t’ju përgatisë vaktet tuaja
Gatimi për njerëzimin mund të jetë një zakon i së kaluarës, veçanërisht për ata që e përbuzin atë. Robotët dhe makineritë mund t’ju zënë vendin në kuzhinë ndërkohë që ju relaksoheni pas një dite të gjatë pune. Një kompani me bazë në Londër ka arritur të ndërtojë një prototip Robo-Shef për shtëpitë.Dhe duke parë si funksionon, ushqimi i bërë në shtëpi nga shefi robotik duket mjaft i arritshëm. Moley Robotics, kompania që qëndron prapa kësaj risie teknologjike, do ta demonstrojë atë gjatë panairit tregtar për teknologjinë industrial që mbahet çdo vit në Gjermani.Do të duhen disa vjet derisa produkti të dalë në treg. Roboti do të bëjë gjithçka në kuzhinë, nga mbledhja e ingredientëve, deri në prerjen e tyre, përzierjen, gatimin dhe në fund pastrimin e rrëmujës që është shkaktuar.Sipas një raporti nga BBC, një restorant në Kinë, nuk ka asnjë kuzhinier të punësuar në kuzhinë. Po, është e vërtetë, ushqimi i shijshëm dhe aromatic përgatitet nga një staf robotik, që e kryen në mënyrë spektakolare proçesin e gatimit. Një gjymtyrë e robotit hedh vajin në tigan, një gjymtyrë tjetër skuq përbërist. Një tjetër makineri shërben ushqimin në pjata dhe një tjetër ia çon atë konsumatorëve.Konsumatorët largohen nga lokali të kënaqur. Kjo gjë është e leverdisshme edhe për pronarin. Pra të gjithë dalin të fituar.Një prototip i quajtur The Cooki i vjen në ndihmë atyre që nuk duan të gatuajnë.