Vajza e astronautit përdor makinat për t’i dhënë një mesazh të atit në hapësirë

Shumë fëmijë rriten me ëndrrën për të qenë astronaut. Të pluskosh si një flluskë në mes të errësirës, dhe Toka që duket poshtë si top futbolli. Prandaj shumë fëmijë vrapojnë nëpër shtëpitë e tyre me qese në kokë duke marrë frymë thellë që t’i duket vetja si Neil Armstrong.Por si çdo profesion tjetër i veshtirë, t’ja arrish këtij qëllimi është një sakrificë e madhe, të jetosh për muaj me radhë në hapësirë, larg familjes tënde.Stefania, vajza 13 vjeçare e një astronauti nga Hjuston i Teksasit, së cilës i mungon shumë i ati gjatë udhëtimeve të tij në hapësirë, kërkonte t’i jepte atij një mesazh që nuk do ta harronte kurrë. Babai i saj, emri i të cilit nuk është zbuluar, pjesën më të madhe të kohës e shpenzon në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.Kompania e makinave Hyundai kishte një ide. Në një liqen të madh sa një qytet të krijonte një shënim nëpërmjet një numri të madh makinash që mund të shikohej nga hapësira.“Steph të dashuron!” (Steph loves you!) ishte mesazhi i propozuar. Në video mund të shikoi koreografinë e ndërtuar nga Hyundai. Kjo koreografi mori një çmim në Rekordet Botërore Gines për imazhin më të madh të krijuar ndonjëherë.“Besoj që kjo të jetë gjëja më e veçantë që babai im ka parë,” tha Stefani.Nëpërmjet një radiomarrësi babai i Stefanisë u lidh me Tokën dhe tha : “Stefani, jam babai yt. Telefonova për të të thënë faleminderit dhe të dua shumë”.