NASA: Qëndro 70 ditë shtrirë dhe merr një pagë prej 18 000 $
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2015, 11:47
NASA po kërkon për vullnetarë që duan të qëndrojnë shtrirë, pa lëvizur, për 70 ditë.“Relaksonautët” do të paguhen me 18 000 $ në fund të 10 javëve, edhe pse nuk do të bëjnë asgjë. Programi torturues do të fillojë me 2-3 javë në “regjim shtrati”, që pjesëmarrësit të hyjnë në “lojë”, transmeton Telegrafi.Pas kësaj, relaksimi bëhet shumë intensiv, ku vullnetarët nuk lejohet të lëvizin fare. Dy javët e fundit përfshijnë një seri ushtrimesh, të krijuara për rikthimin e funksionit të tyre limbik.Me këtë eksperiment, NASA do të hulumtojë efektet afatgjata të gravitetit zero në trupin njerëzor. Kur je në hapësirë, muskujt e trupit humbasin. Astronautët që kthehen nga Stacioni Hapësinor nuk ecin dot në gravitetin e Tokës.