OKB:Në Iran po shkelen të drejtat e njeriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 07:45
Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport I cili kritikon qeverinë iraniane se nuk respekton të drejtat themelore të njeriut dhe ka dështuar të zbatojë ligjet e vendit.Raporti i publikuar të enjten, vëren se nuk janë respektuar ligjet për zgjedhjet dhe se janë vendosur “kufizimet të pa rëndësishme dhe të paarsyeshme” ndaj qytetarëve iranian për të kandiduar për president.Raporti shkruan në lidhje me “arrestimet e vazhdueshme , ndjekjet dhe paraburgimet” e gazetarëve. Gjithashtu në këtë raport është përmendur edhe gjendja e aktivistëve të të drejtave që janë pjesë e keqtrajtimeve, arrestimeve dhe torturave.Raporti gjithashtu kritikon përdorimin e torturës dhe ekzekutimet në Iran.