Kanye West hidhet në liqen, dhuron një natë të çmendur për armenët

Kanye West ka dhuruar një natë të cmendur për të gjithë armenët. Përvec muzikës, reperi amerikan është hedhur në liqen duke bërë që të gjithë fansat të hidhen pas tij. West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian vizituan Armeninë me rastin e 100 vjetorit të vrasjes masive të armenëve nga turqit.Reperi amerikan Kanye West ka marrë vemendjen e armenëve më në fund, pas kaosit mediatik që shkaktoi bashkëshortja e tij Kim Kardashian. Këngëtari është hedhur në një liqen në Armeni në orët e para të së hënës, pas koncertit të mbajtur për të gjithë fansat e tij në kryeqytetin Yerevan. Guximi i West është ndjekur edhe nga fansat e tij, duke shkaktuar skena kaotike."Mund të më shikoni atje, tani do të bëjmë dicka ndryshe, sic bëjmë gjithmonë në këtë orë", tha ai.Autoritetet, por gjithashtu edhe truprojat e tij nxituan ta nxjerrin nga uji reperin, pasi adhuruesit vrapuan drejt tij. Bashkëshortja e tij,Kim, promovoi koncertin gjithashtu, duke shkruar në Twitter se perfomacanca e West u ndoq nga mijëra njerëz. Ajo shtoi se ishte një natë e cmendur dhe emocionuese. "Jam e lumtur që kalova kaq bukur orët e fudit të vizitës  time në Armeni. Epik nigt, natë epike, perfundoi ajo.