Pogradec, vajza me shami rinis shkollën: "Feja është jeta ime"
16 vjecarja praktikuese e fesë myslimane, e mbuluar me shami, nga fshati Zervaske i Pogradecit është rikthyer në bankat e shkollës pasi ishte përjashtuar prej shtatorit 2014.Joana Rexhollari: Në vitin e dytë kur unë vendosa të vesh shaminë, drejtoresha nuk më pranponte, sepse ishte bindje fetore dhe nuk lejohej kjo në shkollat laike. I kërkova ndihmë disa vëllezërve të cilët kishin mundësinë të merreshin me këtë punë dhe nuk ka më shumë se 1 javë që jam pranuarJoana Rexhollari shpjegon se me bashkëmoshatarët nuk ëhstë ndier asnjëherë e diskriminuar për shkak të veshjes së saj, ndonëse u pezullua për muaj të tërë nga shkolla. Pas rikthimit, ajo kërkon të mos privohet më nga kjo e drejtë.Joana Rexhollari: Ndoshta duhet t’i mësoj tani të gjitha mësimet nga fillimi. Në klasë jamë ndjerë mirë, asnjë lloj paragjykimi. Përderisa kam zgjedhur këtë rrugë dihet që do ndikojë. Feja është jeta ime. Besoj se të gjitha motrat e tjera, vajzat e tjera që janë me mbulesë mund ti lejojnë në shkolla.Pas një takimi të zhvilluar mes Forumit Mysliman të Shqipërisë, Komisioneres për mbrojtjen nga diskriminimi dhe përfaqësuesve të Drejtorive Arsimore të Korçës e të Pogradecit, Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e drejtuar nga Irma Baraku vendosi që ta kthejë në shkollë, duke detyruar DAR Pogradec dhe drejtorinë e shkollës së mesme "Muharrem Çollaku" pranimin e saj të menjëhershëm në shkollë.