Tiranë, Projekti: Sheshi "Avni Rustemi" ose Pazari i ri si Barcelona/ FOTO
Sheshi "Avni Rustemi" të bëhet si Barcelona. Ky është vizioni i projektit të përbashkët të Bashkisë së Tiranës me Fondacionin Shqiptar amerikan të Zhvillimit, i bërë i ditur sot në takimin që kryebashkiaku Lulzim Basha zhvilloi sot paradite në bashki me një përfaqësi e këtij fondacioni të drejtua nga Majkëll GanofBrenda muajit të ardhshëm ky aktivitet do të pajiset me licencë.Lulzim Basha: "Projekti i përbashkët me Fondacionin Shqiptar amerikan të Zhvillimit do të zbresë në zemrën e Tiranës në atë që quhet zona e Pazarit të ri. Një projekt modern parashikon rehabilitimin total të sheshit "Avni Rustemi" dhe zonës së pazarit të ri dhe kthimin në parametra moderne, të lakmueshme dhe për qendra të mëdha europiane dhe të frymëzuara nga zona moderne siç janë ato të Barcelonës.Investimi është 6 milionë euro dhe bashkia e Tiranës është gati të japë 3 milionë. Ky projekt do të shërbejë jo vetëm rivitalizimin e biznesit por dhe qytetarëve që banojnë aty"Ganof nga ana e tij tha se ky projekt është goxha i madh dhe fondacioni është gati të japë 2.3 milionë dollarë.Ganof: "Këto projekte nuk kanë lidhje vetëm me krijimin e infrastrukturës së re, por me krijimin e një fryme të re, krijimin e një gjallërie të re midis biznese të cilat mblidhen së bashku për të punuar dhe për të jetuar. Ky projekt në Tiranë është faktikisht shumë i madh dhe Fondacioni është i gatshëm të angazhojë deri në 2.3 milion dollarë. Kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e Pazarit të Ri dhe në momentin që financat janë të qartësuara jemi të gatshëm të fillojmë punën."Ndërkohë Basha i bëri thirrje qeverisë të mos bllokojë siç ka bërë me të gjitha projektet.Një projekt tjetër me këtë fondacion është program për ti ardhur në ndihmë qytetarëve dhe të rinjve që duan të hapin biznes. Tashmë të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vogël, do të përfitojnë kredi me inters më të vogël, nëse në qendër të projekteve vendosin gratë dhe të rinjtë.Kemi të bëjmë me një program huazimesh dhe kredi me terma të favorshme për këdo që do të nisë një biznes."Brenda muajit të ardhshëm ky aktivitet do pajiset me licencë nga BSH dhe do nise nga puna," tha BashaKryebashkiaku Basha tha se projektet do t'i japin një frymë të re kryeqytetit. Ja projekti si do të bëhet pazari i ri