PDIU merr 3 bashki, kërkon dhe Patosin, Idrizi në negociata me PS-në
Partia e çamëve, PDIU pasi ka prezantuar tre kandidatët që do të garojnë për bashkitë e Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit tashmë është në pritje të një bashkie të katërt.Kryetarja e forumit të gruas Vjollca Braho ka bërë me dije se tashmë po negociohet për marrjen e Patosit. PS pak ditë më parë prezantoi një kandidate të saj Raimonda Balilin.Ndërsa në orën 16:00 mësohet se kreu i PDIU-së ka mbërritur në PS për të vijuar negociatat.Paraditen e sotme Kryetarja e Forumit të gruas në PDIU prezantoi tre kandidatëtNë bashkinë Konispol kandidon Mimoza ArapiNë bashkinë Rrogozhinë biznesmeni Beqir NurediniNë bashkinë Peqin Sajmir HasallaKryetarja e Forumit të gruas në PDIU Vjollca Braho tha sot paradite se "PDIU zgjodhi kandidatët pas konsultimeve me strukturat"CV kush jane kandidatëve që PDIU do propozojë në tryezën e aleatëve 1. Mimoza Arapi për Bashkinë Konispol. Znj. Arapi ka drejtuar me sukses bashkinë në katër vitet e fundit. Si kryetare e Forumit të Gruas, jam e bindur që një femër, nënë dhe mësuese, energjike dhe vizionare do ta kthejë Konispolin, në një vatër të re të jugut të vendit.2. Beqir Nuredini për Bashkinë e Rrogozhinës. Z. Nuredini është një sipërmarrës i suksesshëm dhe administrator i sprovuar, i lindur dhe i rritur në Rrogozhinë. Kandidatura e z. Nuredini përbën një vlerë të shtuar për Rrogozhinën dhe rikonceptimin pushtetin vendor në Shqipëri .3. Sajmir Hasalla për Bashkinë e Peqinit. Z. Hasalla është jurist në profesion dhe ka qenë një drejtues i suksesshëm i institucioneve publike në zonën e Peqinit, si edhe me përvojë në administratën e Kuvendit të Shqipërisë.4. Ndërkaq, po vijojnë negociatat në lidhje me Bashkinë e Patosit./Oranews.tv/