Mandati i Kokëdhimës, Meta: Votimi në fund të seancës, s'ka kuorum PD: Të votohet tani

Pas debateve në Kuvend për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, opozita kërkoi që të votohej që në fillim të seancës, por kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk ka pranuar duke deklaruar se nuk ishte kuorumi i nevojshëm. Një arsye për të mos u votuar në fillim të seancës dhe edhe Gramoz Ruçi, i cili tha se votimi do të bëhet në fund, pasi kërkesa nuk është kërkuar nga Prokuroria, por nga një grup parlamentar.Ilier Meta: Atëhere meqe kuorumi nuk është i majftueshëm , votimi do të bëhet në fund bashkë me pikat e tjera të rendit të ditësEdi Paloka:  E keni detyrim ta hidhni në votim tani dhe mesa shoh unë kuorumi është. Nëse nuk ka numrin mazhoranca ky nuk është problemi i parlamentit, ky parlament nuk është as oborri i Kocos as i RamësIlier Meta: Nuk mund të ketë votim pa kuroumEdi Paloka:  Keni kuorumin, nuk keni numrat e mazhorancës mbase, po ky nuk është problemi imIlir Meta: Po zoti RuciGramoz Ruçi: Unë gjykoj se nuk është problemi kuorumi. Kjo cështje duhej diskutuar, por nuk desh të ngrihesh javën e ardhshem .Këtu nuk jemi në zbatim të nenit të rregullores që përcakton se kur futet një vendim i këshillit të rregullores së mandateve, pikë e parë e rëndit të ditës dhe votohet si pike e parë e rendit të ditës në të gjitha rastet kur prokuroria kërkon ndalimin e deputetit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një kerëse të një organi kushtetues. Këtu kemi të bëjmë me një kërkesë normale dhe kjo nuk ka punë që të votohet. Do të votohet në fund.