Moska kundër Ramës: Deklarata të tilla destabilizojnë Rajonin

Retorika "pan-shqiptare" nuk do të kontribuojë në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan.Është ky reagimi që vjen nga Moska, pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkim të vendit tonë me Kosovën.Duke cituar në mënyre fanatike fjalët e Ramës, se nëse Bashkimi Europian nuk hap rrugë për integrimin dhe liberalizimin e vizave, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në mënyrë klasike, Ministria e Jashtme ruse deklaron:"Moska i ka kushtuar vëmendje të veçantë deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama më 4 prill, për mundësinë e unifikimit në kuptimin klasik të shqiptarëve dhe që nënkupton ndryshimin e kufijve në rajon, nëse Bashkimi Europian nuk përshpejton hapat për integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë.Ne mendojmë se nuk kanë rëndësi motivet që fshihen pas fjalëve të Ramës, por përsëritja e kësaj retorike për Shqipëri të madhe ka gjasa të kontribuojë në destabilizimin e klimës së fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit".Deklaratat e kryeministrit Rama janë kritikuar gjatë ditëve të kaluara edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Serbia ka dërguar notë proteste në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila pritet të shqyrtohet.