Në kërkim të azilit, kyçen dhjetëra banesa në Kukës dhe Gjirokastër

Shishtaveci një prej zonave me natyrë më të bukur të Kukësit dhe jo vetëm, ka filluar të shkretohet.Mikpritësit më të shumtë në dyert e shtëpive të mocme janë disa kyce të mëdha që kanë filluar të ndryshken. Banorët e mbetur thonë se shumica e të rinjëve e kanë lënë fshatin, këtë herë jo për tju drejtuar qytetit, por rrugëve të evropës.Më të moshuarit thonë shifër të përafërt, rreth 100 shtëpi ku nuk del më tymi i oxhakut.“S’kemi çfarë të bëjmë këtu. Prodhimi nuk na shitet. Të gjithë të rinjtë kanë ikur. Kanë mbetur vetëm pleqt. Askush nuk na ndihmon, patatja nuk na shitet, të paktën të na lejojnë të ikim, duke na ndihmuar të pajisemi me pasaporta “Nxënësit e shkollës së mesme në komunën Shishtavec rrëfejnë se cdo ditë bankat e klasës, braktisen nga bashkëmoshatarët e tyre, të cilët, me prindërit, por edhe vetëm, i janë drejtuar emigracionit.“270 nxënës ka pasur shkolla jonë, sot ka 170” thotë një nxënës.Largimet masive i pohon edhe vetë kryekomunari, Dilaman Nela që shton se do të krijohet një plagë e madhe sociale në Shishtavec, me rikthimet e azilantëve prej shtetit gjerman, pasi shumë banorë kanë shitur shtëpitë, bagëtitë dhe pronat e tyre për të ikur“Numri i banorëve të larguar ëshët rreth 250 banorë. Arsyeja kryesore është gjëndja ekonomike” thotë Dilaman Nela, kryetar i komunës ShishtavecNdërkohë alarmi jepet edhe në qarkun e Gjirokastrës.Itinerari i azilkërkuesve që janë nisur nga Kukësi, lidhet me linjën Kukës-Prizren-Shkup- Beograd, Vojvodinë-Hungari-Gjermani, udhëtim i cili kryhet nga linjat tokësore me autobusë, që zgjat rreth 36 orë. Ndërsa udhetimi i banorëve të jugut, bëhet kryesisht përmes linjave detare, fillimisht për në itali, e më pas drejt gjermanisë, ose përmes linjave ajrore./Oranews.tv/