Kokëdhima-Ristanit: Të kam nip, mos u bëj më "dhogë". Berisha të përdor si bori

Shumica i ka shkuar deri në fund qëndrimit të saj refuzues për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, por ndryshe nga Këshilli i Mandateve, seanca pleanre ka sjellë përplasje të forta, por edhe ironi mes opozitës dhe vetë deputeti të Vlorës.Pas akuzave të bëra nga deputeti Arben Ristani për Koco Kokëdhimën dhe duke kërkuar heqjen e mandatit, ka reaguar menjëherë deputeti socialist. Kokëdhima i drejtohet Ristanit duke i thënë se Berisha po e përdor. Deputeti socialist ka bërë edhe një lidhje fisnore me Ristanin, që e nxjerr deputetin socialist kushëri me Ristanin.Fjala e Kokëdhimës përveç akuzave ka ngjallur edhe humor së sallën e Kuvendit.Koço Kokëdhima: Fillimisht dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time për zotin Ristani, i cili u zgjodh të përdoret nga Saliu në këtë seancë kundër meje. Ristani është nip në fshatin tim. Gjyshi i Ristanit ishte Pllatua, Pllatua ishte kushëri i parë me Gjyshin time. Pllaton e kishte bërë Baxhia, motra e Mitros. Mund të kishte zgjedhur Saliu një burrë tjetër  për ta përdorur kundër meje. Kam një këshillë për ty Ristan se të ndoqa me vëmendje atë natë në komisionin e mandateve. Ishe i dehur në atë Komision, ishe bërë dhokë dhe kjo të turpëron tri herë. Njëherë si nip në fshatin tim, njëherë si kushëri i imi dhe një herë si deputet i opozitës.Arben Ristani: Përsa i përket marrëdhenieve të mia me Kokëdhimën, mu kujtua një shprehje e të parëve të mi që thoshin në fshat ka qenë një rregull që mos të bënin krushqi me Kokëdhimajt. Tani që po e shikoj Kokëdhimën e kuptoj se pse ata kishin të drejtë.[caption id="attachment_494715" align="alignnone" width="640"]Kokedhima ristani Në foto: Koço Kokëdhima; Arben Ristani[/caption]