Presidenti francez Hollande takon Putinin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2013, 13:00
Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, takohen sot në Moskë.Para takimit, Hollande u ka folur mediave ruse për pritjet e tij.Ai i ka thënë radios “Ekho Moskvy” se do të kërkojë ndihmën e Putinin për tërheqjen e forcave franceze dhe të pajisjeve nga Afganistani.Në komentet për radion “Golos Rossii”, Holllande ka thënë se do ta sigurojë Putinin, se Franca nuk e ka ndërmend të shkelë embargon për furnizimin me armë të fraksioneve në Siri.Zyra për Informimin e Kremlinit ka bërë të ditur se tema të tjera në axhendë janë bashkëpunimi midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, luftmi i trafikimit të paligjshëm të drogave dhe terrorizmi.