Benedicti dorëzon sot detyrat e Papatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2013, 09:08
Papa Benedicti XVI është duke kaluar orët e fundit në krye të Kishës Katolike Romake. Në orën 20:00, ai do të heqë dorë nga të gjitha detyrat e Papatit.Ai është takuar sot kardinalët nga e gjithë bota dhe, në prani të tyre, ka shkatërruar Unazën e Peshkatarit, e cila simbolizon fundin e Papatit të tij.Në takimin lamtumirës me kardinalët, Benedicti u ka bërë thirrje atyre që të punojnë “në unitet” për zgjedhjen e pasardhësit të tij.Papa Benedicti XVI ka premtuar “respekt të pakushtëzuar” për njeriun, i cili do ta pasojë atë në postin e udhëheqësit të Kishës Katolike.Ndërkohë rreth 200,000 besimtarë u mblodhën dje në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku dëgjuan fjalimin e fundit të Papa Benedictit XVI.“Kur pranova këtë post, isha i sigurt. Pyeta zotin se përse më jepte këtë post. Tetë vjet më pas, mund të them se Zoti me më ndihmoi dhe më ndoqi në çdo hap. Patëm momente të vështira. Kisha nuk është e imja, as e juaja por është e Zotit. Zoti me udhëhoqi mua dhe ka qenë shumë afër meje. Ti besojmë zotit dhe t`i në zbatojmë fjalët e tij gjithnjë në ditë të mira dhe të vështira. Do të doja që çdo kushr të rinovojë besimin tek Zoti. Faleminderit Zot që më bërë një të krishterë. Kur bëhesh Papa nuk ke më privatësi, sepse gjithçka u tregohet të tjerëve, pra kur bëhësh Papë ti nuk ke më një jetë tëndën. Sepse ai i përket të gjithëve dhe të gjithë u përkasin atij. Vendimi im për të dorëhequr nuk e ka ndryshuar këtë qëndrim, duke u tëhequr në një jetë privatë, por unë do ti përkes të gjithëve dhe të gjithë do më përkasin. Unë do të jem në zemrat e lutësve të Shën Pjetrit. Faleminderit që më kuptuat” ishin disa fjalë të Papës.Ndërkohë, prej mbrëmjes së sotme ai do të mbajë titullin “Papa i Tërhequr Shenjtëria e Tij Benedikti XVI”.Benedicti ka bërë të ditur disa javë më parë se sot do të heqë dorë nga detyrat e Papatit duke e asryetuar me probleme shëndetësore. Ai është Papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.