Tajlanda pranon të bisedojë me rebelët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2013, 13:08
Tajlanda ka nënshkruar marrëveshje me një grup të rebelëve myslimanë, për të nisur negociatat që do t’iu jepnin fund viteve të kryengritjes.Zyrtarët tajlandezë të sigurisë dhe përfaqësuesit e grupit Barisan Revolusi Nasional janë takuar sot dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për bisedime.Dhuna ka shënuar rritje përgjatë kufirit Tajlandë-Malajzi, ku kryengritja nëntëvjeçare ka lënë mbi 5,500 njerëz të vrarë.