Turqia deporton 8 britanikët xhihadistë

Autoritetet turke kanë deportuar tetë shtetasit e arrestuar britanikë, të cilët u kapën duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin turko-sirian.Sipas burimeve ushtarake, personat e dyshuar se po shkonin në siri për tu bashkuar me militantët ektremistë të shtetit islamik, janë marrë nga stacioni i policisë së Hajatiti në të cilin po qendronin që prej momentit të arrestit për tu depërtuar në vendin e tyre.Në mesin e të arrestuarve ishte edhe djali i një këshilltari laburist. Ai u dërgua në stacionin policior të Dalamanit në provicën  Mugla, për tu dërguar më pas në Britani. Burimet policore identifikuan britanikët, të cilët i përkasin moshave nga 18 në 25 vjec.Nuk është ende e qartë se pse britanikët po tentonin të kalonin në mënyrë të pligjshme kufirin drejt Sirisë, por mendohet se qëllimi i tyre ishte përfshirja në konfliktin e miliatntëve.Gjithsesi mijëra të huaj janë bashkuar me radhët e Shtetit Islamik dhe grupe të tjera radikale në Siri dhe Irak,ku shumë prej tyre kalojnë përmes Turqisë. Kjo e fundit është përballur me kritika për mos kontroll efikas të kufijve të saj juglindorë, por nga ana tjetër Ankaraja  ka akuzon vendet europiane se nuk ndalojnë udhëtimin e xhihaditëve në vendet e tjera.Efekt