Rumania shpall "non grata" gjashtë francezë: Rrezik për sigurinë

Gjashtë shtetas francezë duhet të largohen nga Rumania, pasi gjykata i ka shpallur "persona non grata" duke i konsideruar rrezik pë sigurinë kombëtare.Autoritetet kanë trokitur në dyert e pjestarëve të një kompania që merrej me përpunimin dhe eksportimin e mishit hallall nga Rumania për në Francë, për t'i kërkuar zbatimin e urdhrit të gjykatës, lëshuar që më 31 mars.Sipas informacioneve të mbledhura nga Shërbimi Informativ rumun, të gjashtë francezët dyshohej se kishin lidhje me grupime terroriste islamike si ISIS dhe Al-Kaeda.Ata akuzohen se kanë promovuar ideologji radikale dhe janë marrë edhe me rekrutime luftëtarësh për në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.Pesë prej tyre u është ndaluar të hynë në Rumani për një periudhë shtatëvjeçare, ndërsa vetëm njëri nuk mund të shkelë për tre vjet në vend.Një prej të përjashtuarve, 36-vjeçari Hasib, shprehet i befasuar nga vendimi, pasi pretendon se ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mira me shtetin rumun, por sipas autoriteve ai ishte ndër eksponentët kryesorë të grupit.Edhe pse vendimi i gjykatës është apeluar, të gjashtë shtetasit francezë pritet të largohen në ditët në vazhdim.200