SHBA-Kubë, takim historik pas 50 vitesh
Shtetet e Bashkuara dhe Kuba kanë zhvilluar takimin e nivelit më të lartë që prej 50 vitesh, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, ka biseduar me Ministrin e Jashtëm kuban, Bruno Rodrigez, në Samitin e Panamasë.Gjatë ditëve në vazhdim, pritet që edhe presidenti Barak Obama të takohet me homologun kuban, Raul Kastro, ndërsa mësohet se Departamenti Amerikan i Shtetit ka rekomanduar heqjen e Kubës nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.Pak detaje janë bërë të ditura nga takimi me dyer të mbyllura, që gjithsesi është një hap konkret i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mund të pasohet me hapjen e Ambasadave në kryeqytetet respektive.Takimi i fundit i nivelit më të lartë mes dy zyrtarëve amerikanë është kryer në prill 1959, kur Fidel Kastro u takua me zëvendës/presidentin e atëhershëm Riçard Nikson, pak muaj pasi kishte rrëzuar nga pushteti diktatorin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Flugensio Batista.Marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve u ngrinë dy vite më vonë, por vitin e kaluar Obama shpalli një kapitull të ri mes dy shteteve.