Tarifat e larta të portit të Vlorës varfërojnë të ardhurat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2015, 16:22
Vlorë-Tarifat e portit të Vlorë dy herë më të larta se ato të portit të Durrësit dhe Igumenicës si dhe mungesa e trageteve në ditë jave, varfërojnë të ardhurat e portit të Vlores dhe reduktojne ndjeshem numrin e udhetareve dhe bizneseve qe operojne përmes tij.Kështu është shprehur kreu i Shoqares se Operatoreve turistik Vasil Bedinaj, ndërsa theksoi se marreveshja e trageteve midis tyre demton konkurrencen e ndershme dhe rrit fiktivisht koston per qytetaret.Vasil Bedinaj e ka cilesuar varferimin e portit te Vlores si reflektim I politikave te gabuara, ndersa ka apeluar per korrigjimin e situatës në prag të sezonit turistik.