Panairi i Artit Bashkëkohor në Selanik, ftohet të marrë pjesë edhe Shqipëria
Duke nisur nga data 29 tetor deri në 1 nëntor në Selanik do të organizohet për herë të parë panairi i artit konteporan. Drejtuesit e tij e ftuan Shqipërinë të bëhet pjesë e panairit si një mënyrë e mirë për të rritur bashkëpunimin midis dy vëndeve, jo vetëm në politikë por edhe në art.Fakti që Shqipëria ka një kryemininsër piktor ka ngacmuar Drejtorin artistik të Panairit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor që organizohet për herë të parë në Selanik të Greqisë të vizitojë vendin tonë për të ftuar ministrinë e Kulturës të bëhet pjesë e tij.“Duke u nisur nga fakti që Shqipëria ka një kryeministër piktor menduam se është një vend që e dashuron artin. Ndaj dhe e ftuam të bëhët pjesë e panairit. Ndërkohë kemi menduar të ftojmë edhe kryeministrin që nëse dëshiron të bëhet pjesë e panairit me punët e tij është i mirëpritur. Ne takuam ministren e Kulturës Mirela Kumbaro e cila ishte mjaft e informuar dhe e interesuar pasi e sheh si mundësi e mirë për promovimin e artistëve shqiptare.”Për drejtorin artistik të Panairit kjo është një mundësi e mirë që Shqipëria dhe Greqia të shkëmbejnë përvojën edhe në fushën e artit, pasi sipas tij ai është një mundësi e mirë për bashkimin e mëtejshëm të dy popujve dhe largimin e kufijve.“Arti është një urë e fortë për të bashkuar dy popuj dhe e vetmja mënyrë për të larguar kështu kufijtë midis tyre. Unë mendoj që ky panair është një mundësi e mirë për Shqipërinë e Greqinë për bashkëpunim përtej fushës ekonomike dhe politike.”Panairi nis në 29 tetor deri në 1 Nëntor dhe pjesëmarrëse janë shtete nga e gjithë bota. Drejtori Artistik thekson faktin se panairi do të kthehet në një traditë të përvitshme.