"LungoMare" Berisha: Rama dëshmitar në gjyqin ndaj Peter Swinnen

Sali Berisha deklaroi sot në foltoren e Kuvendit se Kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar në Belgjikë pasi autoritetet atje pritet të nisin një hetim penal ndaj arkitektit Peter Swinnen, (ne foto) pasi e akuzon se ka favorizuar kompaninë fituese të projektit "LungoMare"."Swinnen që përfaqëson Edi Ramën sipas gazetave më serioze të Belgjikës do të ndiqet dhe penalisht dhe për rrjedhojë do ketë dhe dëshmitarë kryeministrin Edi Rama" deklaroi Berisha në seancën e 9 prillit në Kuvend.