Radioaktiviteti, studimi që do të tregojë nivelin e ndotjes në vend

Shqiptarët nuk e dijnë sesa i kontaminuar është mjedisi në të cilin jetojnë.Për këtë do të hartohet një studim që do të tregojë hartën e zonave ku tregohet niveli ndotjes radioaktive, e mundësuar kjo nga bashkëpunimi mes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Institutit italian të Fizikës Bërthamore. Ky projekt vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të kushtojë 500 mijë euro.Julian Beqiri: “ Kemi pasur matje dhe të dhëna të copëzuara në vite të ndryshëm, por asnjëherë në gjithë territorin e Shqipërisë. Stafi akademik i dy instituteve do të bashkëpunojë për të nxjerrë rezultate për radioaktivitetin në të gjithë territorin. V lera e projektit është në varësi të shumë të dhënave por mund t’ju them se është rreth 500 mijë euro”.Presidenti i Institutit të Fizikës bërthamore, Fernando Ferroni, theksoi rëndësinë e këtij projekti në mënyrë që edhe Shqipëria të pajiset me statistika, se ku duhet të ndërhyet në rastet e niveleve të larta të ndotjes radioaktive që mund të paraqesin disa zona.Ndërsa për zv/Ministrin e Arsimit, Arbër Mazniku,ky projekt përkthehet në më shumë mundësi për kërkim shkencor.Mazniku: “ Nëpërmjet një marrëveshje të tillë arrijmë të marrim një kartëzim të shpërndarjes së radiacionit në mjedis. Së dyti nëpërmjet bashkëpunimit me Universitetet dhe institucionet shqiptare do të arrijmë një përpirësim të kapaciteteve të kërkimit  shkencor”.Projekti"Përhapja e ndotjes radioaktive në territorin e Shqipërisë" që u finalizua me nënshkrimin e një memorandumi mes dy institucioneve pritet të bëjë publike të dhënat brenda 5 viteve.