Dita Botërore e Romëve, Kumbaro: Ne të gjithë jemi shqiptarë, të gjithë jemi rom
Në ditën ndërkombëtare të romëve ministria e Kulturës ka hapur dyert për përfaqësues të këtij komuniteti. Përfaqësues të këtij komuniteti tregojnë se si kanë arritur më vështirësi të përballojnë diskriminimin apo edhe burokracitë. Ndër problemet e pazgjidhura të këtij komuniteti mbetet strehimi apo edhe shkollimi i fëmijëve për të përfunduar të paktën arsimin e detyrueshëm.Mirela Kumbaro: Ne të gjithë jemi shqiptarë, të gjithë jemi romë. Kjo është ministria juaj, këto janë ambientet tuaja i keni në dispozicion jo vetën në datën 8 prill.Por a ndodh realisht kështu?Në realitet sigurisht që problemet për komunitetin rom nuk kanë të sosur…e megjithatë Xhekson Cela është një shembull për të ndjekur nga të gjithë pjestarët e tjerë të këtij komuniteti sepse ai ka arritur ta kapërcejë të gjitha paragjykimet dhe burokracitë e të arrijë atë cfarë ka synuar.Në ditën kushtuar komunitetit rom Naze Ymeri vajza 20 vjecare pjesë e komunitetit rom është e ndërgjegjshme që përballja me paragjykimet në Shqipëri nuk është e lehtë megjithatë komunikimi shihet si zgjidhje për tu ndjerë të barabartë.Në fakt komuniteti rom edhe në këtë ditë kur mund të ngrinin zërin komuniteti rom s'mundi ta bëntë pasi sheshin përpara kryeministrisë ua zuri protesta e studentëve. Megjithatë në mënyrë ironike dhe teatrale përfaqësues të këtij komuniteti reflektuan diferencën reale midis pushtetit dhe atyre vetë.Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku u vendos që data 8 Prill të jetë, "Dita ndërkombëtare e Romëve". Aty u vendos edhe për flamurin dhe himnin Rom që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romet një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore. Në korrik të 2008, Shqipëria u anëtarësua në "Dekadën e Përfshirjes së Romëve", e cila synon përmirësimin e gjendjes social-ekonomike për minoritetin rom në Shqipëri.