Lirohet polici që vrau "killerin" me pagesë në atentatin ndaj Serjanit

Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon hetimin ndaj punonjësit të policisë Roland Meta i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë.  Në argumentimin që I bën këtij vendimi organi i akuzës thekson se polici ka vepruar drejt kur qëlloi ndaj atentatorit të mikut të Emiljano Shullazit. Roland Meta, polici i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë, gjatë një tentative për atentat në rrugën e Kavajës, është lënë i lirë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.Vendimi për pushimin e çështjes është marrë nga prokuroria e cila pas katër mujash hetime ka vendosur të lerë të lirë Metën, duke e hequr atë nga përgjegjësia penale.[caption id="attachment_490839" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Pajtim Serjani Në foto: Pajtim Serjani[/caption]Në orët e pasditës së të martës, Meta ka lenë dhe qelit e paraburgimit pas 4 muajsh.Në një memo drejtuar Prokurorisë se Krimeve të Rënda, avokati i tij kërkonte pushimin e çëshjtes, duke argumentuar se vrasja e Arjanit Sterio është kryer për shkak të  mbrotjes së nevojshme.Shtetasi Arjanit Sterio (Artur Baze) rreth orës 19.40 eshte afruar prane lokalit "Mulliri i Vjeter" i ndodhur ne Rrugen e Kavajes , ku ndodheshin në shoqërinë e tyre,  shtetasit Pajtim Serjani, Ditmar Reci, Denis Ramani, dhe me fraksion të sekondës ka nxjerre pistoleten nga brezi dhe ka qelluar mbi shtetasin Pajtim Serjani disa here duke e plagosur ate ne pjese te ndryshme te trupit, pra duket qarte se kemi te bejme me nje sulm te padrejte, ku po rrezikohej jeta e nje qytetari.Punonjësi i policisë ka vepruar drejt, pasi e kundërta, pra qëndrimi pasiv do ta penalizonte atë, referuar nenit 97 të kodit penal citoj …."Mosdhenia e ndihmes pa shkaqe te arsyeshme , nga ana e personit qe me ligj ose per shkak te detyres detyrohej ta jepte ate , kur si pasoje e saj eshte shkaktuar demtimi i rende i shendetit , rrezikimi i jetes ose vdekja , perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet" thuhet në Memo.[caption id="attachment_490847" align="aligncenter" width="640"]roland meta ne gjykat Në foto: Roland Meta në Gjykatë[/caption]Prokuroret kane arritur ne konkluzinin se veprimet e Metes jane korreke dhe ne zbatim te ligjit per perdorimin e armeve te zjarriut dhe per rrjedhoje ai eshte ndodhur perpara mbrotjes e nevojshmeGjate hetimeve , Meta ka pretenduar se me veprimin e tij ai ka shmangur nje vrasje te katerfishte. Ne memon drejtuar prokurorise ai argumenton se :"Veprimet e kryera nga shtetasi Roland Meta, me statusin e punonjesit te policise prane Njesise se Operacioneve Special ne Drej.e Pergj. te Policise Shtetit, jane veprime qe shoqerisht jane te dobishme sepse ka tentuar te parandaloje nje veper penale qe po te lejohesh ardhja e pasojave do te ishte me nje dem te pallogaritshem njerezor, qofte per personat te cilet ishin te pranishem, por edhe per ate vete" vijon Mema.Roland Meta u arrestua në flagrance pas vrasjes e Arjanit Sterios ose i njohur ndryshe si Artur Baze, i njohur si vrases me pagese, në daten 5 janar të këtij viti."[caption id="attachment_490849" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Arjanit Sterios Në foto: Arjanit Sterios[/caption]

Memoja e prokurorisë për pushimin e çëshjtes ndaj Roland Metës