Zgjedhjet, PS regjistrohet në KQZ, partitë e tjera edhe 5 ditë kohë
Të parat që kanë nxituar të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore të 21 qersorit kanë qenë vetëm partitë e vogla e gati inkezistente në spektrin politik.Partitë e mëdha ende nuk janë bërë pjesë e këtij procesi, përveçëse Partisë Socialiste, e cila u regjistrua zyrtarisht pranë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve si subject politik për zgjedhjet vendore të 21 qershorit .Deri më tani në Komisionin Qëndrior të zgjedhjeve janë regjistruar 11 parti, nga të cilat 8 prej tyre sipas raportit të OSBE ODIHRit kanë marrë pjesë për zgjedhjet e përgjithsme të vitit 2013, ku pjesa dërmuese kanë qenë pjesë e dy koalicioneve të mëdha në vend, asaj të Partisë Socialiste me "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe asaj të Partisë Demokratike "Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim".Ndërkohë pritet që në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtohet edhe lista përfundimtare e koalicioneve politike që do të hyjnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, listë kjo e cila nuk mund të kalojë afatin prej 60 ditësh para mbajtjes së zgjedhjeve ,praktikisht datës 21 Prill që është edhe afati I fundit sipas kodit zgjedhor.