Trinjaket braziliane kurorëzojnë dashurinë në një ditë, dallohen vetëm nga lulet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2015, 09:03
E vetmja mënyrë për t'i dalluar tri nuset braziliane ishte ngjyra e ndryshme e buqetave të tyre.Rafaela, Rochelle dhe Tagiane Bini, treshja 29- vjeçare nga qyteti Passo Fundo në Jug të Brazilit, vendosen të martoheshin në të njëjtën ditë . Ceremonia u zhvillua të shtunën dhe të treja nuset krijuan konfuzion sa i përket pamjes së tyre identike.Vajzat kishin veshur fustane të njëjta, kishin bërë të njëjtin model flokësh dhe “make up” të njëtë.Vetëm ngjyra e buqetës me lule ka bërë që bashkëshortët e tyre , Rafael, Gabriel dhe Eduardo të mos i ngatërrojnë nuset e tyre.Të tre vajzat kanë bërë gjithmonë çdo gjë së bashku, kështu që dukej e natyrshme për prindërit e vajzave , Pedro dhe Salete, që ato të martoheshin në të njëjtën kohë.