Njihuni me personin më të vjetër në botë

Ajo është 116-vjeçe, por dëshiron që në ditëlindjen e saj të ardhshme të jetë i pranishëm edhe Obama.Pas vdekjes të mërkurën të Misao Okawa, një 117-vjeçare e cila ka jetuar në Japoni, tashmë personi më i vjetër në botë është një amerikane.Titulli tashmë i përket Gertrude Weaver, e cila jeton në Silver Oask, një shtëpi rehabilitimi për pleqtë (azil) në Camden, sipas grupit të kërkimeve gjerondologjike."Në këtë moment, Gertrude Weaver është personi më i vjetër i gjallë për të cilën grupi i kërkimeve gjerondologjike mund të verifikojë në mënyrë adekuate moshën e saj, me tre kushtet dokumentare të provës origjinale të lindjes, ndryshimin e emrit dhe dokumentin e identifikimit të bërë kohët e fundit" raporton TIME.