Anijet eko miqësore
Në një qendër kërkimore në Kopenhagen, një motorr anije shumë unik është krijuar. I fuqizuar edhe nga nafta por edhe nga gazi natyral i lëngëzuar, është dizenjuar për të reduktuar emisionet e gazit si dioksid karboni dhe oksid nitrogjeni.Performanca e tij dallon pak nga motorrët normale me naftë, thonë shkencëtarët që janë të përfshirë në këtë projekt europian kërkimor.Operatorët e anijes, do të kenë ekrane shtesë për të monitoruar funksonalitetin në panelin e operimit.I vetmi funksion ekstra që ata do të kenë është shtypja e butonit të gazit kurdo që ata dëshirojnë, thotë Michael Johnsen Kryger, një inxhinier mekanik me MAN diesel dhe turbo.Sfida më e madhe ishte të zhvillojë komponentët nga materiale të reja të cilet do të ishin ende të sigurtë dhe të padëmshëm, thotë Kryger. Gazi është nën presion për rreth 300 bar. Dhe ne kemi një sistem me mure të dyfishta që konsistojnë në tub të brendshëm dhe tub të jashtëm.Tubi i jashtëm është i ventiluar dhe ne jemi duke monitoruar rrjedhjen sikurse ne po monitorojmë gazin në mënyrë që të jemi të aftë të shohim nëse ka ndonjë rrjedhje gazi në sistem.Ishte thelbësorë të shihnim brenda motorrit gjatë testimit, sikurse shpjegon Johan Frederik Hult, një inxhinier optik me MAN Diesel dhe Turbo. Ne përdorëm kamera me shpejtësi të lartë së bashku me një endoskop për të parë në pjesën e brendshme të motorrit.Ne kemi rritur kuptueshmërine tonë mbi mënyrën se si gazi natyral, i cili vjen me presion të lartë, ndizet në brendësi të motorrit. Dhe kjo, sigurisht, na lejon të optimizojmë, për shembull, kohën, rregullimet gjeometrike të injektorëve të ndryshëm në mënyrë që të ndezim gazin me metoda sa më eficente që të jetë e mundur.Mbi 100 motorre të tillë janë shitur tashmë ndaj pronarëve të anijeve të cilët i kanë përshtatur ato me anijet e tyre. Blerësit janë të bindur se, në një sektor i cili me kalimin e kohës i është nënshtruar rregullimeve shumë strikte mjedisore, investimi i tyre do të japë fryte eventualisht, thotë Peter Andersson, kreu i menaxhimit të anijeve të UECC. Ju duhet të shihni panoramën e madhe, thotë ai, ju keni anije që do të operojnë për 25 ose 30 vjet.Dhe atëherë, në këtë eko zonë kur ju nuk do të digjni me sulfur të lartë, kështu që në këtë perspektivë ne shohim një zgjidhje vetëm me fitim dhe aspak me humbje.Kërkuesit janë tashmë duke parë në të ardhmen. Teknologjia për motorrë me gaz 100 përqind natyral ekziston tashmë, thonë ata, por tregu duhet të adaptohet.Unë mendoj se ne duhet të kujdesemi që sistemet e furnizimit dhe sistemet e bunkerizimit, ose e thënë ndryshe stacionet e rimbushjes me gaz natyror tepër të mbrojtur, janë të mundshëm në shkallë të gjerë, për LNG, thotë Lars R.Juliussen, koordinatori i projektit Helios.Kur ky është rasti dhe ju keni një furnizim të sigurtë dhe gjithashtu një strukturë cmimi që është e sigurt dhe tek e cila mund të mbështetesh, atëherë njerëzit do të dëshironin të shkohin drejt një situate që është 100 përqind gaz, shton ai.Me rreth 99 përqind të anijeve tregtare të botës, që fuqizohen nga nafta, potenciali i tregut i këtyre motorrëve është aty për tu zbuluar, përmbyllin kërkuesit.