Dita e fundit e angazhimeve të dukeshës Kate para lindjes së fëmijës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2015, 08:42
Veshur me ngjyra të forta, e premtja ishte dita e fundit e Dukeshës Kate's para se ajo të sjellë në jetë fëmijën e dytë, i cili pritet të lindë në muajin prill.Sëbashku me bashkëshortinin e saj, Princin William, Catherine, e cila njihet gjerësisht si Kate, vizitoi qendrën Stephen Lawrence në jug të Londrës, e cila ofron kurse trajnimi për të rinjtë në nevojë.Kate's kishte veshur një pallto ngjyrë rozë të ndezur, firmë britanike, të njëjtën që kishte veshur edhe në vizitën e saj zyrtare në New York dhjetorin e kaluar.Qendra në ndihmë të të rinjve ka marrë emrin e 18-vjeçarit Stephen Lawrence, i cili u vra me thikë nga një grup të rinjsh në vitin 1993.Nëna e tij Doreen Lawrence ishte ajo që i tregoi çiftit mbretëror ambientet e qendrës.