Hahn takon Ramën, Metën, Bushatin dhe Bashën, në fokus integrimi

Përpara se të mblidhte palët në tryezën e dialogut të nivelit të lartë, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Johannes Hahn zhvilloi takime me krerët e vendit për tu njohur me situatën aktuale politike.Axhenda e takimeve nisi që në mëngjes, ku komisioneri u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama. Takimi u zhvillua në sallën e hartave, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi atë se çfarë kanë biseduar të dyja palët.Meta-Hahn: Mazhoranca angazhim për një bashkëpunim konstruktiv me opozitënhan-me-meten1Më pas ka vijuar axhendën me një takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Gjatë takimit, Meta u shpreh se Shqipëria është e fokusuar në implementimin e pesë prioriteteve kyçe, si reforma në administratën publike, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut, përfshirë edhe të drejtën e pronës.Gjithashtu, Meta njohu Komisionerin Hahn edhe me angazhimin e mazhorancës për të pasur një bashkëpunim sa më konstruktiv me opozitën, si në rastin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do të drejtohet nga opozita.Nga ana e tij, komisioneri z. Hahn vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe theksoi se konsensusi është i rëndësishëm, por palët politike kanë legjitimitetin e duhur për të pasur qëndrime të ndryshme mbi çështje të caktuara.Në përfundim, Meta tha se një plan veprimi është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve, që adreson rekomandimet e raport-progresit të Bashkimit Evropian për vitin 2014.Bushati-Hahn: Qeveria përpjekje për përmbushjen e reformavebushatiRreth orës 10: 30 Hahn është pritur nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Ministri Bushati vuri në dukje rëndësinë që ka marrja e një date për hapjen e negociatave sa i përket ecurisë së reformave, motivimit të administratës dhe mbështetjes publike.Komisioneri Hahn vlerësoi ecurinë e deritanishme të reformave dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si dhe shprehu mbështetje të plotë për Shqipërinë në procesin e integrimit, duke nënvizuar se shpejtësia e këtij procesi varet nga zbatimi dhe qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra.Basha- Hahn:PD ka gati platformën për dekriminalizimin7 Komisioneri Hahn zhvilloi një takim edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Basha i shprehu Komisionerit Hahn mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që Komisioni Europian dhe Komisioneri Hahn i japin Shqipërisë për projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në BE.Shefi i opozitës e siguroi Komisionerin Hahn për angazhimin e plotë dhe pa rezerva të Partisë Demokratike në mbështetje të 5 prioriteteve dhe të çdo mase në funksion të anëtaresimit sa më të shpejtë të vendit në BE.Komisioneri Hahn vlerësoi rolin e rëndësishëm që opozita shqiptare ka në këtë proces i cili duhet të jetë një proces gjithpërfshirës.Duke u ndalur në situatën politike ne vend, Basha ndau me Komisionerin Hahn shqetësimin për hapat mbrapa përsa i përket standarteve dhe prioriteteve të integrimit.Kryetari i PD informoi Komisionerin Hahn se Partia Demokratike ka përgatitur dhe do të propozojë në komitetin ad hoc për dekriminalizimin, një kuadër ndryshimesh të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit bazuar në modelet më të mira të vendeve të BE dhe SHBA me qëllim largimin e perfaqësuesve të botës së krimit nga parlamenti dhe administrata publike dhe për të garantuar se ata nuk do të mund të depërtojnë sërish në institucionet politike dhe qeverisjen e vendit.Komisioneri Hahn i rikonfirmoi z.Basha mbështetjen e Bashkimit Europian në luftën kunder krimit dhe për implementimin e të gjitha reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë për ecjen përpara në rrugën e integrimit europian.Nishani-Hahn:Partneriteti evropian, i domosdoshëm në reformën në drejtësinishaniTakimet komisioneri për Politikat e Fqinjesise dhe Negociatat per Zgjerimin  i mbylli me presidentin Bujar Nishani.Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve evropiane, si një detyrim në radhë të parë e mbi të gjitha ndaj qytetarëve shqiptarë, e jo duke i konsideruar ato një formalitet evropian.Presidenti Nishani vuri në dukje se kryefjala e këtij procesi mbetet reforma e gjithanshme dhe e mbështetur në vullnet të fortë e të palëkundur politik për zbatimin e saj në frymën evropiane.Presidenti u ndal më gjerësisht tek reforma në fushën e drejtësisë, që përbën një prej pesë prioriteteve kyçe nga suksesi e të cilave ndërvaret dhe hapja e negociatave të anëtarësimit.Duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve evropianë; Komisionit, Parlamentit Evropian, Delegacionit të BE-së në Tiranë, EURALIUS, etj, Kreu i Shtetit evidentoi se partneriteti evropian është veçanërisht i domosdoshëm në reformën në drejtësi, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve dhe operatorëve të sistemit të drejtësisë, dhe posaçërisht edhe të Komisionit të Venecias, në hartimin dhe certifikimin e kësaj reforme kyç për vendin.Kjo reformë, u shpreh më tej Presidenti, duhet të ecë me vendosmëri krah për krah me luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e garantuar Komisionerin Hahn se do të mbështesë plotësisht dhe pandërprerje çdo përpjekje dhe hap që shkon në këtë drejtim.Komisioneri Hahn theksoi se reforma në drejtësi është një element kyç i demokracisë, dhe se në këtë kontekst vlerëson se respekti i ndërsjellë i aktorëve të përfshirë është shumë i rëndësishëm për të shënuar sukses të qëndrueshëm.Hahn u shpreh se edhe pse konsensusi nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, respekti ndaj Kushtetutës dhe pronësia e procesit të reformave janë domosdoshmëri dhe ajo çka të gjithë presin nga Shqipëria.Duke iu referuar ambicies për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Komisioneri Hahn u shpreh se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian, por se standardet janë të panegociueshme dhe se në këtë kontekst, nuk e sheh me vend diskutimin e afateve kohore, por se kjo do të varet nga performanca e çdo vendi.Në fund të takimit u diskutua edhe mbi projektet e përbashkëta rajonale dhe fokusin e shtuar që vendet e Ballkanit Perëndimor po i kushtojnë bashkëpunimit konkret rajonal. Në këtë kuadër u propozua krijimi i forumit të Krerëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor për të avancuar më tej këto projekte.