Bregu: Shpresojmë që mazhoranca të pranojë amendamentet tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2015, 14:20
Pas përfundimit të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe BE, Majlinda Bregu ka deklaruar se opozita ka sfiduar shumicën me amendamentet për dekriminalizlim.Majlinda Bregu: Ngritëm nevojën për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sfiduam shumicën me amendamentet për dekriminalizimin dhe shpresojmë që shumica t’i pranojë amendamentet për dekriminalizimin. Shumica duhet të gjejë vullnetin politik dhe t’i pranojë amendamentet tona.Po ashtu Bregu tha se kushtet nuk janë ende të favorshme për hapjen e negociatave në vjeshtë .