Vlorë, shpëtohen 3 peshkatarë, dhanë alarmin SOS në det

Një peshkarexhe me tre peshkatarë në bord është shpëtuar nga Delta Force dhe policia kufitare e cila ndërmori operacionin me të marrë alarmin SOS.Peshkarexha me emrin "Paris" dha alarmin rreth orës 13:30 minuta, për shkak të një avarie në motor.Bashkëpunimi mes forcave të policisë kufitare dhe "Delta force", bëri të mundur shpëtimin e peshkatarëve, Myqerem Çela, Pajtim Veizi, Igli Vaqari.Ndërsa u bë i mundur ankorimi i peshkarexhës në Triport.[caption id="attachment_483635" align="alignnone" width="640"]peshkatari Në foto: Policia kufitare dhe peshkatari i shpëtuar, Myqerem Çela[/caption][caption id="attachment_483636" align="alignnone" width="640"]11086514_620023438127892_321509368_o Në foto: Policia kufitare që ndërhyri për shpëtimin e peshkatarëve[/caption]/Oranews.tv/