Haxhinasto: Do tarifohen rrugët me trafik të mjaftueshëm, PD: Etje e qeverisë për taksa
Opozita ka kundërshtuar projektin e qeverisë për taksimin e rrugëve.Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturësa Edmond Haxhinasto ka deklaruar se do të tarifohen ato rrugë që kanë trafik të mjaftueshëm. Kurse për opozitën tarifimi i rrugëve me duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksat.Deputeti demokrat Ridvan Bode ka akuzuar qeverinë se ka marrë një revansh të vendosjes së taksave në një moment që ekonomia shqiptare është në krizë.Ridvan Bode: "Kjo taksë vjen në një moment kur qytetarët vijojnë të thellojnë varfërinë dhe vijon të ndrydhet. Është në kolaps ekonomik, dhe kapaciteti konkurues i vendit është dobësuar në mënyrë të dukshme në krahasim me vendet në rajon. Por qeveria është e vendosur.Erjon Brace: Nuk do të paguajnë tarifë për kalimin në rrugët me gropa që nga bulevardi qëndror i Tiranës.Por ministri Edmond Haxhinasto deklaroi se një nisme e tillë është e domosdoshme për mirëmbajtejen e rrugëve pasi buxheti nuk e përballon.Edmond Haxhinasto: "Janë 8.7 miliardë lekë që duhen investuar si investim fillestar për të sjellë rrugët e përfunduara në gjëndje për tu mirëmbajtur normalisht. Me çfarë do paguhen ato? Nuk mund të them se cila rrugë do të tarifohen pa përfunduar studimi, por tarifimi do të bëhet tek ato rrugë ku ka trafik të mjaftueshëm.Ministri i Transporteve sqaroi se gjithçka do të jetë transparente përsa i përket dhënies me konçesion të Rrugës së Arbrit.Edmond Haxhinasto: "Gjërat do të zhvillohen hap pas hapi. Do trajtohet në parlament një procedurë e veçantë për dhënien me koncesion të kësaj rruge, pasi kompania e ka sjellë financimin për këtë objekt"Pavarësisht debateve komisioni miratoi vetëm me votat e maxhorancës fondin e dhënë nga BERZH i cili do të përdoret për realizimin e një studimi në bazë të cilit do vendoset edhe taksimi i rrugëve/Oranews.tv/