Kosova, takim edhe me qeverinë e Maqedonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2015, 12:30
Në fund të muajit prill, apo në fillim të majit, Qeveria e Kosovës pritet të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë.Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha, sipas të cilit data e saktë e takimit pritet të caktohet shumë shpejt.Nisma për një takim të tillë është ndërmarrë nga qeveria e Maqedonisë, e cila ka zhvilluar më parë edhe takime të përbashkëta me qeverinë e Serbisë dhe Bullgarisë. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë lajm.