Gruaja që përshkon SHBA -në me vrap

Rosie Swale Pope tërheq vëmëndjen kudo që shkon dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.68 vjecarja, banore e Tenby, Wales, bashkë me karrocën e saj ngjyrë portokalli kanë nisur një udhëtim të gjatë, me vrapim nga Nju Jorku drejt San Franciskos, për të ndërgjegjësuar njerëzit për sëmundjen e kancerit dhe në nderim të bashkëshortit të saj Clive, i cili humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin në prostatë.Swale Pope, e cila ka qënë e martuar me Clive për më shumë se 20 vjet, ndihet mirënjohëse për faktin se bashkëshorti i saj ndërroi jetë në krahët e saj.Ditët dhe muajt kaluan pas kësaj humbjeje, ku Rosie ndihej vetëm dhe e mposhtur derisa një ditë ajo kuptoi një këndvështrim krejt tjetër për vdekjen e burrit të saj."Je në kufi. Mund të mbarosh edhe ti bashkë me të dhe të mos bësh asgjë dhe në fund të shpresosh që një ditë të bashkohesh prapë me të në parajsë. Ose mund të tentosh të luftosh për të, të përqafosh jetën me të dyja duart, të jetosh dyfish, edhe për të dhe të përpiqesh të realizosh edhe ëndërrat e tij njësoj si të tuat" thotë Rosie.Tashmë ajo ka një qëllim, të vrapojë për 5425 kilometra përqark Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithcka për të ndëruar kujtimin e bashkëshortit të saj të ndjerë por edhe të qindra të tjerëve që kanë humbur jetën nga kanceri.Ajo ka një mesazh edhe për ata që vuajnë nga depresioni."Mos u dorëzoni. Ecni përpara. Nuk ka arsye për të hequr dorë. Nëse të heqësh dorë do të thotë thjesht aspirinë apo dicka tjetër që të bën të ndihesh më mirë për momentin, mund të gjesh dhjetëra justifikime për ta bërë këtë por nuk bën punë" thotë 68 vjecarja.Që nga fillimi i udhëtimit të saj në tetor të vitit 2014, ajo ka vrapuar gati 15 km në ditë, duke pushuar vetëm pak ditë, aq sa për të folur me njerëz të ndryshëm, për të fituar disafonde që do ta ndihmojnë në rrugëtimin e saj.Swale Pope ka një mik në këtë rrugëtim, karrocën e saj gati 3 metra, në të cilën kalon edhe netët."Zakonisht jam shumë e lodhur, ndaloj dhe menjëherë më zë gjumi. Kur zgjohem, ndihem shumë mirë" vazhdon ajo.Për cdo ditë, Rosie ka makaronat pjatë të saj të pandarë, të cilat i gatuan në këtë mini-kamp që tërheq nga pas. Në mjetet që ka marrë me vehte ajo ka një sapun të cilin e përdor për të larë flokët dhe trupin si dhe një laptop, një telefon celular dhe një panel diellor për ti karikuar. Mban kontakte të rregullta me fëmijet dhe nipërit e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe me vehte ka edhe foto të tyre.Nuk trembet se mos ndokush mund ti rëmbejë ndonjë gjë dhe nuk ka asnjë celës me vehte. Edhe pse është shqetësuar nga disa të panjohur në Trenton, Nju Jersey dhe Bronx, që i kanë ofruar ndihmë në disa lagje të errëta.Disa e kanë quajtur Swale Pope një super-atlete, një përshkrim që sipas saj nuk është aspak i vërtet apo i ngjashëm."Unë s'jam as doktoreshë, as infermiere dhe asgjë e rëndësishme" shprehet Rosie teksa saktëson se në fakt e nisi këtë udhëtim përqark Shteteve të Bashkuara derisa iu nënshtrua një operacioni në gju."Si sot një vit më parë unë as nuk mundesha të ecja" thotë 68 vjecarja ndërsa tregon historinë e saj të gjatë sesi kaloi një pjesë të mirë të kohës e fokusuar në këmbën e saj, gjersa arriti deri këtu."Mendoja se cfarë do të bëj? Derisa thashë, boll më, mos u bëj budallackë. Vër mendjen në punë". "Mendo që kam gjithë këtë kohë në dispozicion". "Pas kësaj, mendja relaksohet dhe mendon se ke plot gjëra për të bërë. Nëse e trajton jetën apo gjithcka tjetër në cdo rrethanë si një armik atehërë asnjehërë nuk do mundesh të zgjidhësh gjë sepse frika dhe stresi dominon mbi ty".Gjatë këtij rrugëtimi, Rosie është takuar me plot të mbijetuar nga kanceri dhe familjarët e tyre në disa spitale amerikane si dhe ka mbajtur një fjalim në "Princeton University".Takimi me njerëz të ndryshëm, ka qënë për të pjesa më e bukur e këtij udhëtimi. Kjo nuk është aventura e parë për Swale Pope. Një herë ajo ka lundruar e vetme nga britania e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara në një varkë vetëm 5 metra si dhe ka vrapuar rreth e përqark botës. Në Siberi, ajo ka qëndruar shumë pranë ujqërve dhe arinjve ndërsa Alaska e ka njohur me morthin.E ndërsa Swale Pope vrapon cdo ditë drejt San Franciskos, rrugëtim që pritet të zgjasë deri në fund të 2015-ës, vetë ajo thotë se është e vendosur të shijojë cdo hap që do të hedh gjatë rrugës./Oranews.tv/